Ish-futbollisti i Barcelonës përfundon në stacion policor, e goditi me grushte trajnerin kundërshtar
Ish-futbollisti i Barcelonës, Gabriel Milito ka përfunduar në stacion policor pasi u mundua ta godiste trajnerin kundërshtar.
Një video e publikuar në fundjavë e paraqet ish-mbrojtësin brazilian të përfshirë në një përleshje në tentativë me trajnerin kundërshtar.
Ish-përfaqësuesi argjentinas, i cili i kishte zhvilluar 75 ndeshje në katër sezone me “Blaugrana”, aktualisht është trajner i Argentinos Juniors, që luan në ligën elitare të shtetit jug-amerikan.
La reacción de Gabriel Milito luego de la expulsión y el enojo con Facundo Gareca, ayudante de Rondina.
— Franco Figallo (@FrancoFigallo) July 2, 2022
El técnico de #AAAJ, tras prestar declaración a la policía en el estadio, regresó con el plantel del Bicho a Buenos Aires.pic.twitter.com/0CGN6oVnfi
41 vjeçari u përjashtua nga loja nga referi pas protestave të tepruara, ndërsa më pas në tunel për të shkuar në zhveshtore u “kap” edhe me trajnerin kundërshtar, njoftojnë mediat argjentinase.
Facundo Gareca, i cili është trajner i Cardobas, po ashtu u përjashtua për shkak të përfshirjes në incident gjatë lojës.
Dhe, edhe pse ekipi i Militos fitoi 2:1, ish-qendërmbrojtësi e priti Garecan në tunel.
Tremendo momento en Santiago del Estero, con Gabriel Milito yendo a la comisaría para declarar después de la pelea en pleno túnel con Facundo Gareca, el ayudante de Rondina.
— ESPN Fútbol Argentina (@ESPNFutbolArg) July 2, 2022
vía @SC_ESPN pic.twitter.com/R5NwFgCrqc
Pamjet tregojnë se trajnerët shkëmbyen grushte, më saktësisht Milito, i cili me këtë rast u detyrua të paraqitej në stacion policor në Buenos Aires, i shoqëruar nga personeli i sigurimit, i cili ndërhyri për t’i ndarë trajnerët.
Milito po tregohet si problematik si trajner pasi ishte përjashtuar për një incident të tillë edhe vitin e kaluar.
(Kosova Sot Online)