Tifozi i Tottenhamit e dogji fanellën e Eriksenit, i cili arriti marrëveshje me Man Utd

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 14:57
Tifozi i Tottenhamit e dogji fanellën e Eriksenit, i cili arriti marrëveshje me Man Utd

Një tifoz i Tottenhamit është bërë viral pasi e dogji fanellën e Christian Eriksenit, vetëm pak orë pasi mesfushori danez arriti marrëveshje me Manchester Unitedin.

Përfaqësuesi danez e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në klubin e Premierligës, Brentford ku shfaqi paraqitje të shkëlqyeshme.

Atij iu ofrua kontratë e re nga ky klub, por edhe nga ish-klubi i tij, Tottenham, por në fund i zgjodhi “Djajtë e Kuq”

Eriksen kishte luajtur për Spurs në periudhën 2013-2020 para se të përfundonte në Inter, ndërsa karriera e tij u ndal kur pësoi sulm në zemër gjatë Euro 2020.

(Kosova Sot Online)