Daja sqaron situatën me Kushtrim Gashin, i cili nuk u grumbullua fare për ndeshjen ndaj Zalgirisit

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 22:47
Daja sqaron situatën me Kushtrim Gashin, i cili nuk u grumbullua fare për ndeshjen ndaj Zalgirisit

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras me Zalgirisin.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në 45 minutat e parë

Trajneri i Ballkanit pas ndeshjes foli edhe për Kushtrim Gashin, me të cilin është raportuar se ka pasur një përplasje, pasi lojtari nuk është pajtuar me vendimin e tij për të qenë rezervë ndaj Zalgirisit.

“Në një ekip janë prezent këto gjëra, sidomos në kohë merkatoje. Nuk i mohojmë vlerat e tij. Gashi ka pas minutazh të vogël nga janari e këtej. Ai nuk e ka dhënë në miqësore atë që ne prisnim. Emërllahu ishte ndër lojtarët më të mirë sonte, i cili luan në pozitën e Gashit. Një lojtar me eksperiencë si Gashi, nuk duhej të dilte mbi interesin personal në këtë ndeshje”, tha Daja. 

(Kosova Sot Online)