Real Madridi i nis stërvitjet

  • A.P /
  • 08 July 2022 - 22:55
Real Madridi i nis stërvitjet

Real Madridi është kthyer në stërvitje dhe e bëri këtë mëngjesin e sotëm me ekzaminimet e zakonshme mjekësore dhe testet e stresit, përpara se të përfundonin seancën e parë në fushën e Valdebebas nën urdhrat e Carlo Ancelottit pasdite.

Në mesditë, Florentino Perez u ndal edhe për një bisedë me trajnerin italian dhe pjesën tjetër të stafit stërvitor

Nga ora 17:30 e në vazhdim, lojtarët stërviteshin në fushë për t’u përshtatur me punën e vështirë që i pret në ditët në vijim me trajnerin e fitnesit Antonio Pintus.

Seanca filloi me një ngrohje dhe rondos. Grupi më pas praktikoi posedimin dhe presingun dhe luajti një ndeshje në një fushë të vogël.

Për të përfunduar, lojtarët bënë një sërë stërvitjesh qëndrueshmërie.

Courtois, Lunin, Vallejo, Nacho, Mendy, Lucas Vázquez, Odriozola, Kroos, Ceballos, Mariano, Kubo, Reinier dhe Mayoral ishin lojtarët e ekipit të parë që tashmë punonin nën urdhrat e trajnerit.

(Kosova Sot Online)