Ten Hag sqaron prapë gjithçka për të ardhmen e Ronaldos

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 14:20
Ten Hag sqaron prapë gjithçka për të ardhmen e Ronaldos

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, u është përgjigjur përsëri pyetjeve rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.

Aktualisht, “Djajtë e Kuq” gjenden në Bangkok, ku skuadra po merr pjesë edhe në një turne parasezonal.

Por, atje nuk gjendet edhe ylli portugez, i cili po ushtron i vetëm në atdhe, në pritje të lajmeve të reja për të ardhmen e tij.

“E kemi bërë një komunikatë për të dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, deklaroi trajneri holandez, i cili e mori së fundmi ekipin anglez në dorë.

Ai iu referua deklaratave që i kishte thënë ditë më parë, kur kishte siguruar se CR7 do ta respektojë kontratën deri në vitin 2023.

Kujtojmë se pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të largohet nga “Old Trafford” dhe sot u dha një lajm për një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite për të.

Gjithashtu, atë e pëlqejnë edhe Chelsea dhe Bayern Munichu.

Ronaldo e do një ekip ku do të mundë të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)