Dita e tretë, vonesa e tretë e Lewandowskit në stërvitje të Bayernit

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 11:44
Dita e tretë, vonesa e tretë e Lewandowskit në stërvitje të Bayernit

Edhe sot, sikur dy ditët paraprake, Robert Lewandowski erdhi me vonesë në stërvitjet e Bayern Munichut.

Sulmuesi polak u vonua tetë minuta, sipas BILD, teksa një video e tij duke hyrë me makinë është publikuar.

Robert Lewandowski e dëshiron me çdo kusht largimin nga Bayern Munich dhe transferimin te Barcelona, por një gjë e tillë nuk po realizohet.

Klubi gjerman po insiston në mbajtjen e sulmuesit shtatlartë pa dëshirën e tij.

(Kosova Sot Online)