Arsenali në bisedime me Zinchenkon, Arteta e dëshiron ukrainasin në skuadër

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 22:30
Arsenali në bisedime me Zinchenkon, Arteta e dëshiron ukrainasin në skuadër

Pas Gabriel Jesusit, Arsenali është afër që të transferojë edhe Oleksandr Zinchenkon nga Manchester City.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi nga Londra tani është në bisedime me lojtarin, pasi negociatat me “Qytetarët” po ecin mirë.

Arsenali dëshiron të jetë i shpejtë në këtë transferim, teksa Mikel Arta po e shtyn këtë lëvizje përpara. Sipas Romanos, puna po vazhdon.

Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, ka punuar më parë me Zinchenkon gjatë kohës së tij si asistent i Guardiolas dhe besohet se mban një marrëdhënie të fortë me lojtarin, dhe ai është gjithashtu i tërhequr nga shkathtësia e ukrainasit.

Më herët është raportuar se Zinchenko te Arsenali mund të transferohet për 35 milionë funte.

(Kosova Sot Online)