Batatina demanton mediat malazeze, tregon arsyen pse Llapi nuk vazhdoi me Vukcevicin

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 16:40
Batatina demanton mediat malazeze, tregon arsyen pse Llapi nuk vazhdoi me Vukcevicin

Gajtë ditës së sotme mediet malazeze raportuan se futbollisti, Igor Vukcevic ka ndërprerë marrëveshjen me Llapin si pasojë e një pankarte, në ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit.

Megjithatë, trajneri i klubit të Llapit, Tahir Batatina zbuloi se ky raportim nuk është i vërtetë.

Ai theksoi se futbollisti në fjalë nuk ishte i nivelit të klubit të Llapit.

“Arsyeja se ne kemi pasë marrëveshje për gara të Evropës, nuk i plotëson pritshmëritë e klubit dhe nuk është niveli çfarë kërkon skuadra e Llapit. Nuk ka qenë në nivelin e duhur në performancën që ka pasë, kurgjo nuk ka tregu – nuk e kemi pa të aryshme me vazhdu ma tutje – ajo me pankarta janë dezinformata” – tha Batatina për Insajderin.

Kujtojmë se, ndeshja e 7 Korrikut mes Llapit dhe Buduçnostit u përcoll me tensione të larta – tifozët e Buduçnostit shfaqën pankarta fyese për shqiptarët, ndërsa gjuajtën me gjësende bankën rezervë të Llapit.

Skuadra malazeze nga UEFA u dënua në total me 35 mijë euro për dështim në organizimin e ndeshjes.

Derisa, Llapi duke mos arritur ta mposht Buduçnostin u eliminua nga garat evropiane që në start.

(Kosova Sot Online)