Milani zbulon fanellën e dytë për sezonin 2022/23, detaje interesante dhe frymëzim nga historia evropiane

  • S.A /
  • 22 July 2022 - 10:17
Milani zbulon fanellën e dytë për sezonin 2022/23, detaje interesante dhe frymëzim nga historia evropiane

Kampionët e Serie A, Milani ka zbuluar zyrtarisht fanellën e tyre të dytë apo atë që njihet fanella për ndeshjet si mysafir, për sezonin e ri 2022/23. Milani së bashku me partnerin e tyre Puma kanë publikuar fanellat e dyta për sezonin e ri, fanellat që janë një nderim i historisë evropiane të klubit italian. Këto fanella kanë ardhur si nderim i shtatë trofeve të Ligës së Kampionëve, të cilët janë fituar nga Rossonerët. Fanella tërësisht e bardhë është i kompletuar me gjashtë vija të holla horizontale të kuqe dhe zeza në mes, ndërsa ka prerje kuqezi edhe në jakën V dhe mëngë.

Ndryshe nga lansimi i fanellave të tyre të para, për ndeshjet si vendas, arnimi i logos së Scudettos ishte i dukshëm në këtë rast. Mungesa e Scudettos në atë kohë shkaktoi një bujë në mesin e tifozëve, por u duk se xhirimi kishte ndodhur përpara se titulli të ishte siguruar. “Një fanellë e bardhë e Milanit, sjell gjithmonë disa kujtime të vjetra të mira”, shkruan në postimin e klubit kuqezi.

(Kosova Sot Online )