Trajneri i Burnleyt, Kompany me fjalë të mëdha për Aro Muricin – i cili nënshkroi sot me klubin anglez

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 18:31
Trajneri i Burnleyt, Kompany me fjalë të mëdha për Aro Muricin – i cili nënshkroi sot me klubin anglez

Burnley e zyrtarizoi këtë të premte transferimin e Aro Muricit nga Manchester City.

Kubi anglez njoftoi se portieri kosovar ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Trajneri i ri i Burnleyt, Vincent Kompany, lavdëroi Muricin – teksa u shpreh edhe i kënaqur me arritjen e marrëveshje.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Arijanet në skuadër, ai është një lojtar që ka bërë përparim të madh gjatë viteve të fundit dhe ne shpresojmë që ai të mund ta vazhdojë këtë këtu në Burnley”, tha ai.

“Ai është një portier i gjatë dhe i fortë me shumë cilësi, kjo do të jetë një shtesë e mirë për ekipin tonë të portierëve”, shtoi trajneri belg.

Ndryshe, Vincent Kompany ka luajtur rol kryesor që 23-vjeçari zgjodhi kalimin në “Turf Moor”, pasi për të interesim kishin shprehur edhe disa klube tjera.

Gardiani i “Dardanëve” gjithashtu është shprehur i lumtur që ka kaluar te Burnley.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj tani dhe të filloj stërvitjen”, tha ai.

“Unë jam 23 vjeç tani, kështu që ndjej se është koha e duhur për të vazhduar më tej dhe po pres me padurim sezonin e ri”, shtoi Murici.

Burnley garon në Championship, që është kategoria e dytë e futbollit në Angli. 

(Kosova Sot Online)