Arsenali e “shkatërron” Chelsean në miqësore

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 09:18
Arsenali e “shkatërron” Chelsean në miqësore

Arsenali ka shënuar fitore 4:0 ndaj Chelseat në ndeshjen e radhës miqësore të parasezonit.

“Topçinjtë” vazhduan me formë të mirë në përgatitjet parasezonale, duke mposhtur Chelsean tani.

Gabriel Jesus e hapi llogarinë e golave për Arsenalin në minutën e 15-të, pasi u asistua nga Granit Xhaka.

Martin Odegaard dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të të ndeshjes.

Në minutën e 66-të, Bukayo Saka shënoi golin e tretë, ndërsa në sekondat e fundit Lokonga realizoi për 4:0.


(Kosova Sot Online)