Lëndohet Pogba

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 13:27
Lëndohet Pogba

Paul Pogba vendosi të rikthehej te Juventus pas gjashtë viteve duke qenë se aventura te Manchester United nuk përmbushi pritshmëritë e francezit. Në këtë formë, mesfushori ka “përqafuar” sërish popullin bardhezi i cili e vlerëson dhe i beson në maksimum.

Por, së fundmi, Pogba ka vendosur në alarm trajnerin Massimiliano Allegri dhe stafin mjekësor të bardhezinjve duke qenë se gjatë stërvitjes së fundit në Amerikë ka ndjerë dhimbje në gju. 29-vjeçari u largua nga stërvitja duke çaluar dhe nën shoqërinë e mjekëve, megjithatë Pogba siguron se nuk bëhet fjalë për diçka të rëndë ndërsa pa panik e trajtoi këtë situatë trajneri Allegri, po ashtu edhe zëvendëspresidenti, Pavel Nedved.

Gjithsesi, situata e francezit është në monitorim ndërsa mesfushorit do t’i duhen disa ditë pushim para se të rikthehet e të marrë ngarkesë të plotë në seancat stërvitore. Kujtojmë se më datë 27 korrik, Juventus ka në program një miqësore me Barcelonën.

(Kosova Sot Online)