Bale e shënon golin e parë në MLS

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 14:34
Bale e shënon golin e parë në MLS

Los Angeles FC ka shënuar fitore ndaj Sporting Kansas me rezultat 2:0.

Golin e dytë të mysafirëve e shënoi Gareth Bale në minutën e 83-të

Ky ishte goli i tij i parë në MLS. LAFC qëndron katër pikë larg në krye të renditjes së Konferencës Perëndimore.

“Natyrisht, mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen, para së gjithash. Është bukur të vish dhe të shënosh një gol dhe të ndihmosh skuadrën të marrë tre pikët”, tha Bale.

(Kosova Sot Online)