Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 10:16
Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është diagnostikuar me një lezion në meniskun anësor në gju, kështu që do të kërkojë një vizitë me një specialist për të parë nëse operacioni është i nevojshëm.

Ish-lojtari i Manchester United çaloi me problemin e gjurit gjatë një seance stërvitore në turneun e tyre parasezonal në Los Angeles.

Ai nuk dukej veçanërisht i shqetësuar, por testet tani kanë treguar se ka një lezion në meniskun anësor në gjurin e tij të djathtë. Reprezentuesi francez do të vizitojë një specialist për të parë nëse kërkohet ndonjë trajtim kirurgjik.

Sipas Tuttosport, Pogba do të ketë nevojë për operacion dhe do të jetë jashtë për 30-35 ditë.

“Pas ankesave për dhimbje në gjurin e tij të djathtë, Paul Pogba iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike që zbuluan një lezion të meniskut anësor”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike specialistike. Prandaj, për të vazhduar trajtimin, ai nuk po merr pjesë në udhëtimin për në Dallas”.

Nuk është një fillim i mirë për rikthimin e tij te Zonja e Vjetër, pasi ka ardhur si lojtar i lirë nga Manchester United.

Kjo do të thotë se Pogba nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Dallas, ku do të përballet me Barcelonën në një ndeshje miqësore.

Mbetet për t’u parë se sa kohë do të jetë jashtë fushës 29-vjeçari. Ky lloj lëndimi zakonisht kërkon dy deri në tre javë trajtim, kështu që ai po përballet me një garë me kohën për të qenë gati për ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A. Nëse specialistët këshillojnë kirurgjinë, atëherë kjo do të zgjasë në mënyrë të pashmangshme kohën jashtë fushës në disa muaj.

Kjo i shtyn tifozët e Juventusit të shikojnë prapa mbi rekordin e tmerrshëm të lëndimeve të Pogbas gjatë tre sezoneve të fundit.

(Kosova Sot Online )