Përfundon pjesa e parë, Drita – Antwerp 0-0

  • A.P /
  • 28 July 2022 - 20:51
Përfundon pjesa e parë, Drita – Antwerp 0-0

Drita e filloi furishëm takimin ku rrezikoi qysh në minutën e parë por topi i goditur nga Baftiu u devijua për rivënie nga këndi.

Drita ka qenë më e mirë me raste në pjesën e parë ku Simonovski ishte shumë afër për të shënuar gol në minutën e 16 të ndeshjes.

Antwerp ishin më të mirë në posedimin e topit por që ata nuk arritën që të rrezikojnë sa duhet portën e Malokut.

Drita pati katër tentime për të shënuar gol ndërkaq Antwerp shtatë. Nga katër goditje të Dritës dy ishin brenda kornizave të portës kurse nga shtatë të Antwerp, katër e rrezikuan portierin Maloku.

(Kosova Sot Online)