Notarja Hana Bejiqi s’arrin të shkojë në gjysmëfinale, eliminohet nga “EYOF 2022”

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 12:06
Notarja Hana Bejiqi s’arrin të shkojë në gjysmëfinale, eliminohet nga “EYOF 2022”

Notarja kosovare Hana Bejiqi ka garuar sot në disiplinën e 50 metrave krol në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022.

13-vjeçarja mbylli garën me kohë 28.10 sekonda, që e renditi në vendin e 37-të nga 47 garuese, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në gjysmëfinale.

“Edhe pse nuk arriti ta thyejë rekordin personal, bazuar në rezultatet e garuesve tanë të sporteve tjera, hiq xhudistin Muharrem Hyseni, që doli i nënti, rezultati i Hanës në këtë disiplinë, por edhe në 100 metra krol, ku la pas shtatë garuese, mund të vlerësohet deri diku i suksesshëm, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Bejiqi ishte garuesja e fundit kosovare që garoi në “EYOF 2022”. 

(Kosova Sot Online )