Lexoni edhe:
Ushtari i UÇK-së kërcente me ritmin e këngës së njohur të Michael Jackson më 1999
Cristiano Ronaldo ka më pak se një muaj kohë që të largohet nga Manchester United. Ylli portugez është duke kërkuar kalimin te një klub që luan në Ligën e Kampionëve, mirëpo ende nuk e ka gjetur një të tillë. Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari i AS, Manu Sainz, Atletico Madridi dhe Napoli janë skuadrat e vetme të interesuara për 37-vjeçarin.
Edhe pse presidenti i Los Cholchoneros ka mohuar thashethemet, është Diego Simeone që po shtynë për transferimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Ushtari i UÇK-së kërcente me ritmin e këngës së njohur të Michael Jackson më 1999Lexoni edhe:
Ronaldo tashmë i ka konfirmuar Erik ten Hagut se e kërkon largimin nga “Old Trafford” dhe duan që çmimi i tij të caktohet sa më parë.
Portugezi thuhet se e pëlqen kalimin te Atletico Madridi, mirëpo ende nuk ka lëvizje zyrtare në këtë drejtim.
Edhe Napoli e do transferimin e Ronaldos, pasi që duan ta bëjnë figurë ikonike të tyre, si në rastin e Diego Maradonas.
(Kosova Sot Online )