Phil Foden gati të rinovojë me Man Cityn, do të fitojë më shumë se shtatë herë më shumë me kontratën e re

  • S.A /
  • 03 August 2022 - 08:58
Phil Foden gati të rinovojë me Man Cityn, do të fitojë më shumë se shtatë herë më shumë me kontratën e re

Phil Foden është i vendosur për një rritje të madhe page në Manchester City, gjë që do të bëjë që paga e sulmuesit të rriten me mbi shtatë herë nga marrëveshja e tij aktuale.

22-vjeçari është bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e planeve të Pep Guardiolës në vitet e fundit dhe shitjet e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus do të thotë se ai ka edhe më shumë gjasa të fillojë ndeshjet në sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht kësaj, kontrata e të riut mbetet e njëjta që ai nënshkroi në dhjetor të vitit 2018, jo shumë kohë nga debutimi i tij si lojtar i ekipit të parë për kampionët e Ligës Premier.

Kjo thuhet se do të thotë se ai ka është duke u paguar me me paga bazë prej ‘vetëm’ 30 mijë funtesh apo 35.9 mijë eurosh në javë, ndërkohë që është njëri nga lojtarët kryesor që ndihmuan në fitimin e titullin kampion sezonin e fundit.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, kjo është gati të ndryshojë, pas raportimeve për një kontratë të re, me gazetën që pretendon se Foden tani ka rënë dakord për një marrëveshje rinovimi.

Foden thuhet se do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me vlerë shtatë herë e gjysmë më shumë se paga e tij aktuale, duke e çuar atë në një pagë prej 225 mijë funtesh apo 270 mijë eurosh në javë (14 milionë euro në vit).

Marrëveshja e Foden në Etihad nuk do të skadonte për dy vjet të tjera, por, me marrëveshjen që ka qenë në tavolinë për disa muaj, ajo do të vijë si një nxitje për Guardiolën për të konfirmuar marrëveshjen e re.

Fodenit i ishte ofruar fillimisht një kontratë 150 mijë funtesh apo 180 mijë eurosh në javë nga klubi në pronësi të Abu Dhabit, por e kishte refuzuar atë, duke luajtur ‘kumar’ për të fituar më shumë para dhe duke u dëshmuar se kishte të drejtë.

Reprezentuesi anglez tani mund të përqendrohet në sezonin e ardhshëm, me kampionët që fillojnë mbrojtjen e titullit kundër West Hamit të dielën.

(Kosova Sot Online )