Gjiganti italian interesohet për Gjimshitin

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:29
Gjiganti italian interesohet për Gjimshitin

Milani është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të Alessio Romagnolit, kampioni italian do ta nisë një gjah për ta transferuar një lojtar tjetër të zemrës së mbrojtjes.

Dhe, mediat italiane raportojnë se “Rossoneri” ia kanë vënë syrin futbollistit shqiptar, Berat Gjimshiti.

Përfaqësuesi shqiptar po shkëlqen tash e sa vite në fanellën e Atalantas, e cila nuk e sheh atë si të pashitshëm.

Prandaj, Kuqezinjtë mund të përfitojnë nga ky rast dhe ta transferojnë mbrojtësin stabil, i cili do të ishte një alternativë e mirë e Kjaerit dhe Tomorit.

Gjimshiti, i lindur në vitin 1993 është pjesë e ekipit bergamask që nga viti 2018.

Ai është bërë mjaft i rëndësishëm me trajnerin Gasperini, i cili e ka ndihmuar të rritet shumë në nivelin teknik dhe në personalitet.

Pas 122 ndeshjesh me ekipin Zikaltër, ai mund të shitet dhe mund të përfundojë pikërisht në San Siro.

Edhe Milanit do t’i konvenonte ta transferojë një lojtar që ka përvojë në kampionatin italian, shkruan “Gazeta Express”.

Gjimshiti pëlqehet nga trajneri Stefano Pioli, pasi me karakteristikat e tij teknike dhe fizike e tij i përshtatet lojës së trajnerit italian. 

(Kosova Sot Online)