
Milan mund ta kërkojë Frattesin pasi dështoi me Renato Sanches

Milan janë duke kërkuar një alternativë për Renato Sanches dhe ata raportohet se kanë ringjallur interesimin për mesfushorin e Sassuolos, Davide Frattesi
Mesfushori 22 vjeçar italian pati një sezon të mirë me Sassuolon sezonin e kaluar, e cila gjë ka bërë që ai ta fitojë vëmendjen e top klubeve në Itali. Roma, në veçanti, është shumë e interesuar për Frattesin para se të kërkonte synime tjera, e pasi që Zigjelbërit kanë taktika të vështira të bisedimeve për lojtarët e tyre.
Siç raporton TMW, Milan e ka ringjallur interesin e tyre për Frattesin pasi që ata janë duke shikuar për forcimin e skuadrës së tyre në mesfushë këtë verë. Paolo Maldini dhe Frederic Massaara janë të dy tifozë të mëdhenj të 22 vjeçarit, por ata e dinë së do të jetë vështirë për të arritur marrëveshje.
Duket së Sassuolo nuk dëshiron që ta lejojë Frattesin të largohet për më pak së 30 milionë euro, kurse një marrëveshje huazimi me obligim blerjen mund t’i bëjë ata që të ndërrojnë mendje.
Milan duhet të punojë shumë nëse dëshirojnë që ta marrin një mesfushor të ri para se të fillojë sezoni. Ata e fillojnë sezonin e ri me një ndeshje kundër Udineses më 13 gusht.
(Kosova Sot Online)