Shkëndija me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kundër AIKut

  • A.P /
  • 04 August 2022 - 21:04
Shkëndija me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kundër AIKut

Shkëndija e Tetovës ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të eliminimit direkt në Ligën e Konferencave. Ferhan Hasani (1) shënoi për Shkëndijën kurse barazoi John Guideti (17) për AIK-un. Fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas një jave në Maqedoni të Veriut

Shkëndija e Tetovës ka bërë një ndeshje të mirë sonte në Solna të Suedisë duke barazuar me AIKun me rezultat 1-1.

Në fakt, Shkëndija shumë lehtë ka mundur të kthehet në shtëpi me fitore, pasi që kishte më shumë shanse të krijuara së AIKu.

Shkëndija do ta fillonte furishëm këtë ndeshje, ku Ferhan Hasani do të shënonte që në sekondën e 27-të të ndeshjes. Një gol i bukur që do t’i jepte Shkëndijës epërsinë e parë në këtë ndeshje.

Pas golit AIKu filloi të sulmonte vazhdimisht, por ishin prapë tetovarët që dilnin më shpejt në sulm dhe të rrezikonin portën kundërshtare.

Por në minutën e 17, një pakujdesi në mbrojtje bëri që të lirohet John Guideti që shënoi po ashtu një gol të bukur me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë takim.

Edhe në pjesën e dytë Shkëndija ishte më e mirë dhe pati disa tentime për gol.

Posedimin e patën AIK por Kuqezinjtë sulmuan 12 herë portën suedeze sonte ku gjashtë goditje përfunduan brenda kornizave të portës.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku fituesi do të përcaktohet pas një javë në Maqedoni. 

(Kosova Sot Online)