Barça – Alonso, këto janë zhvillimet e fundit

  • S.A /
  • 08 August 2022 - 14:27
Barça – Alonso, këto janë zhvillimet e fundit

Marcos Alonso do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës në Chelsea.

Futbollisti spanjoll e ka kërkuar largimin nga “Blues” dhe këta të fundit ia kanë aprovuar atij dëshirën.

Dhe, mediat e huaja raportojnë se e ardhmja e mbrojtësit të majtë do të jetë e lidhur me Barcelonën.

Përfaqësuesi spanjoll është i vendosur për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se marrëveshja në mes të palëve do të arrihet gjatë kësaj jave.

Me këtë rast, Barça do t’i paguajë më pak se 10 milionë euro për kartonin e veteranit të mbrojtjes, i cili ka kontratë edhe një vit me Të Kaltrit.

Alonso ka shfaqur paraqitje të mira me ekipin nga “Stamford Bridge” në vitet e fundit.

Ai njihet për harkimet e sakta dhe mund t’i bëjë konkurrencë Jordi Albas tek “Blaugrana”.

(Kosova Sot Online )