Neymar dhe Mbappe “kapen” për penallti

  • S.A /
  • 15 August 2022 - 12:32
Neymar dhe Mbappe “kapen” për penallti

Marrëdhëniet ndërmjet Neymarit dhe Kylian Mbappes vazhdojnë të jenë të tensionuara. Dhe, këtë konstatim e kanë përforcuar edhe pamjet që vijnë nga ndeshja e fundit e Paris Saint-Germainit, i cili e mposhti Montpellierin 5:2 në “Parc des Princes”. Mbappe e humbi penalltinë e parë, ndërsa më pas një tjetër 11 metërsh të dhënë për parisienët vendosi ta gjuante Neymar”. Por, braziliani u desh “të luftonte” për ta marrë këtë penallti, pasi përfaqësuei francez u turr drejt topit në tentim për të gjuajtur prapë nga pika e bardhë, ndërsa dyshja u pa edhe duke diskutuar për pak sekonda.

Por, ish-futbollisti i Barcelonës ishte insistues dhe e gjuajti vetë penalltinë, të cilën e shndërroi në gol, duke e konfirmuar formën e lartë nëpër të cilën po kalon.

Ai shënoi dy herë edhe në këtë ndeshje, por ajo që ra më së shumti në sy ishte raporti i tij i ftohtë me Mbappen.

Francezi e shtyu me krahë edhe Leo Messin derisa po shkonte në drejtim të Neymarit, i cili po e vendoste topin tek pika e bardhë.

Mbappe e vazhdoi këtë verë kontratën me Paris Saint-Germainin dhe tash e konsideron veten si yll i padiskutueshëm, që mund të bëjë gjithçka në fushën e gjelbër.

Megjithatë, në këtë rast nuk i “dhezi” pasi Neymar nuk ia dha penalltinë e dytë në ndeshjen e fundjavës.

(Kosova Sot Online )