Probleme për Juventusin, i lëndohet Di Maria

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:21
Probleme për Juventusin, i lëndohet Di Maria

Angel Di Maria do të jetë jashtë fushave për së paku 10 ditë pas një lëndimin në kofshë, ka konfirmuar Juventusi

El Fideo u zëvendësua pas një ore në debutimin e tij në Serie A kundër Sassuolos të hënën në mbrëmje, ku ai shënoi një gol dhe bëri një asistim.

Ai ishte lojtari më i mirë i Bardhezinjve të cilët fituan me rezultat 3-0. Megjithatë, Max Allegri do të detyrohet të luajë pa yllin e tij argjentinas – së paku – në 10 ndeshjet e ardhshme.

Juventusi ka konfirmuar që ish lojtari i PSG dhe Manchester United ka pësuar një tërheqje të shkallës së ulët muskulore në kofshën e tij të majtë.

Gjiganti i Serie A ka specifikuar së gjendja e DI Maria do të shikohet edhe njëherë pas 10 ditëve.

Ylli argjentinas ju nënshtrua kontrolleve mjekësore në J Medical këtë mëngjes.

Juventus do të luajë kundër Sampdorias në Marassi në ndeshjen e radhës në Serie A dhe mandej do ta presin Romën e Jose Mourinhos në Allianz Stadium të shtunën më 27 gusht.

(Kosova Sot Online)