
Barcelona përjashton mundësinë e huazimit të De Jong në Bayern

Nga kjo gjë duket se holandezi do të qëndrojë këtë verë në Blaugrana
E ardhmja e Frenkie de Jong në Barcelonë mbetet e paqartë derisa fundi i afatit kalimtar të verës po afrohet.
Çfarë është e paqartë, megjithatë, është se çdo ditë që kalon, lista me destinacionet e mundshme të holandezit zvogëlohet.
Duke pasur parasysh së sa e vështirë dhe e shtrenjtë një lëvizje e tillë është, më shumë gjasë ka që De Jong të mbetet në Barcelonë.
Pyetja është tani së a do të pajtohet ai për një zvogëlim të pagës së tij.
Huazimi në Bayern
Opsioni i fundit për mesfushorin ishte një huazim i mundshëm në Bayern Munich, në një lëvizje të njëjtë si ajo e Coutinhos që ju bashkua gjigantëve disa vite më parë.
Bayerni pagoi tetë milionë për ta nënshkruar brazilianin në huazim, në të cilin u përfshi opsioni për blerje që ata nuk e shfrytëzuan.
Edhe pse gjasat janë të vogla, një lëvizje e njëjtë për De Jong nuk është përjashtuar nga Barcelona.
United dhe Casemiro
Barcelona e ka bërë të qartë që ata dëshirojnë ta shesin De Jong dhe praktikisht kishin arritur një marrëveshje me Manchester United.
Megjithatë, mesfushori dështoi për të arritur marrëveshje personale me skuadrën e Premier Ligë.
Tani, dera e United duket se është mbyllur pasi ata transferuan Casemiron.
Bisedimet mes Barcelonës dhe Manchester United janë ftohur tashmë që disa ditë.
Tuchel nuk është duke kërkuar mesfushorë
Një tjetër opsion që është përmendur është Chelsea.
Edhe pse klubi anglez nuk ka bërë lëvizje për të nënshkruar me De Jong, kjo mundësi disa herë është përmendur në media.
Megjithatë, Thomas Tuchel e ka riktheksuar se ai nuk është i interesuar për të transferuar një tjetër mesfushorë, që do të thotë se një lëvizje për De Jong nuk do të ndodh.
Koha do të tregojë nëse ndonjë klub do të ofrohet, por për momentin, e ardhmja e De Jong duket se është në Camp Nou.
Kjo do të thotë që dy palët do të fillojnë një raund bisedash që ka të bëjë me zvogëlimin e pagës, një gjë që holandezi nuk është i hapur ta bëjë.
Paga e lartë e tij
Holandezi pritet të fitojë shumë para këtë sezon, siç ka shkruar Marca,. Për shkak se ai do të marrë paratë e pagave të dy viteve më parë.
Kjo do të thotë se ai do të marrë 21 milionë euro të ardhura gjatë këtij sezoni, të cilat nuk përfshin bonuset.
Vitin e ardhshëm ai do të fitojë 28 milionë euro, e cila shifër besohet së është edhe arsyeja pse Barcelona kërkon që ai ta zvogëlojë pagën.
(Kosova Sot Online)