Zbulohet oferta milionëshe e Man Utd për Depayn

  • S.A /
  • 24 August 2022 - 16:07
Zbulohet oferta milionëshe  e Man Utd për Depayn

Manchester United mund ta transferojë Memphis Depayn në fund të afatit kalimtar të verës. “Djajtë e Kuq” në fakt mund ta rikthejnë sulmuesin holandez, i cili e kishte një eksperiencë dëshpëruese vite më parë në “Old Trafford”. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”. Barça ka vendosur ta shesë ish-futbollistin e Lyonit dhe po e kërkon një klub blerës për të. Javëve të fundit flitej për një transferim të tij të mundshëm në Juventus, por duket se “Bianconeri” po shikojnë pista të tjera pasi s’janë të gatshëm ta paguajnë rrogën e lartë të lojtarit.

E tash, mediumi spanjoll raporton se klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 10 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit holandez.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Depayt, i cili do të largohet krahas shokut të repartit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mund të përfundojë në Chelsea.

Me arritjen e Robert Lewandowskit dhe të tjerëve, për Depayn janë zvogëluar gjasat për të luajtur dhe për këtë arsye Barça po planifikon ta shesë atë.

(Kosova Sot Online )