500 milionë euro, asnjë cent më pak- Shuma që e kërkon Fury të përballet me Usyk

  • S.A /
  • 24 August 2022 - 15:43
500 milionë euro, asnjë cent më pak- Shuma që e kërkon Fury të përballet me Usyk

Tyson Fury bënte presion për një duel pa para kundër Anthony Joshua, për një meç që e quante meç për popullin britanik. Por, raportimet e fundit bëjnë të ditur se “Gypsy King” ka kërkuar 500 milionë euro për t’u ndeshur me Oleksandr Usyk. Kampioni i WBC-së dhe ukrainasi pritet të përballen në muajin dhjetor, një natë para finales së Kupës së Botës në futboll.

Fury ka thënë se nuk pranon oferta të tjera, “qofshin edhe një cent më ulët sesa 500 milionë euro”. Ai u ka dhënë një javë kohë organizuesve që duan ta shikojnë kampionin britanik të përballet me ukrainasin që mbanë rripat si WBA, WBO, IBF dhe IBO – në një duel për titull kampion të unifikuar në peshat e rënda

“Përshëndetje djem. Të gjithë atyre që duan të bëjnë luftën, do t’ju jap shtatë ditë kohë, deri më 1 shtator, për të ofruar paratë”. “Nëse jo, faleminderit shumë, ka qenë një shpërthim. Unë jam në pension!”, thotë Gypsy King. Shuma që mund të ofrohet është deri në 150 milionë euro, por që Fury i kërkon edhe 350 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )