Ballkani tash mund të përballet me klube të njohura evropiane, ja kur do të hidhet shorti i grupeve të Ligës së Konferencës

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 23:27
 Ballkani tash mund të përballet me klube të njohura evropiane, ja kur do të hidhet shorti i grupeve të Ligës së Konferencës

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar sonte. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Ishte goli i Meriton Korenicës në minutën e 70-të i cili vulosi fatin e këtij takimi dhe kualifikimin e suharekasve.

Shorti për Ligën e Konferencës do të mbahet nesër diku rreth orës 14:30, pas shortit të Ligës së Evropës.

(Kosova Sot Online)