Shkëmbimi Osimhen-Ronaldo mund të ndodh – por nigeriani ka dyshime

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 17:48
Shkëmbimi Osimhen-Ronaldo mund të ndodh – por nigeriani ka dyshime

Tuttosport ka konfirmuar që Jorge Mendes është duke u përpjekur për ta sjellë Cristiano Ronaldon në Napoli dhe Victor Osimhen në Manchester United, por nigeriani duket se nuk është i bindur në projektin e Djajve të Kuq.

Sky Sport Italia raportoi mbrëmë që Ronaldo dëshiron gjithsesi të largohet nga Old Trafford për të luajtur në Ligë të Kampionëve këtë sezon, kështu që agjenti i tij Jorge Mendes ia ka ofruar atë disa klubeve italiane, përfshirë Interin, Milanin dhe tani së fundmi edhe Napolin.

Me Osimhen që ka kohë që është synim i Djajve të Kuq, plani i Mendes është ta sjellë Ronaldon në stadiumin Maradona dhe sulmuesin e Nigerisë në Old Trafford.

Sipas Tuttosport, agjenti i Osimhen, Roberto Calenda e ka informuar atë për një marrëveshje të mundshme, por klienti i tij nuk i është bindur që t’i bashkohet Djajve të Kuq.

Po ashtu, Osimhen po ashtu dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve dhe është i bindur që ai mund të zhvillohet edhe më shumë më skuadrën e Luciano Spallettit këtë sezon.

Negociatat në mes të dy klubeve nuk kanë filluar, por sipas Tuttosport, plani i Mendesit është ta sjellë Ronaldon në huazim në Napoli, kurse United ta transferojë Osimhen për 100 milionë euro, duke i ofruar atij një pagë që i kalon 10 milionë euro në sezon. 

(Kosova Sot Online)