Ronaldo fle pesë herë në ditë

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 14:22
Ronaldo fle pesë herë në ditë

Cristiano Ronaldo fle pesë herë në ditë dhe secila dremitje e tij zgjat nga 90 minuta.

Këtë e ka bërë të ditur një ekspert i gjumit, i cili kishte punuar me futbollistin portugez.

Ylli i Manchester Unitedit është i përkushtuar çmendurisht ndaj zanatit të tij dhe është njëri prej më të mirëve në botë falë rutinave të tij moderne.

Nick Littlehales kishte punuar me Ronaldon në kohën kur portugezi ishte pjesë e Real Madridit dhe ka zbuluar për mediumin britanik “The Independent” se si flinte “CR7” në atë kohë”

Ronaldo fle në pozitën e fetusit dhe është i fiksuar pas përfitimeve margjinale kur bëhet fjalë për paraqitjen personale.

Sipas Littlehales, kjo është njëra prej arsyeve kryesore që portugezi kishte sukses dhe jetëgjatësi në karrierën e tij.

Pas largimit nga “Los Blancos” ishte ndërprerë edhe bashkëpunimi ndërmjet 37 vjeçarit dhe ekspertit të gjumit.

Ronaldo tash po planifikon t’i japë fund edhe eksperiencës në Manchester United dhe është në kërkim të një klubi ku do të mundë të luante në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)