Muriqi: Ndihem krenar që e kalova Eto’on

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 09:56
Muriqi: Ndihem krenar që e kalova Eto’on

Vedat Muriqi u bë transferi më i shtrenjtë në histori të Mallorcas, e cila e bleu atë nga Lazio gjatë kësaj vere.

Sulmuesi kosovar i kushtoi klubit francez afro 10 milionë euro pasi dështoi transferimi i tij në Club Brugge, që ofronte më shumë para për “Piratin”. Me këtë rast, Muriqi u bë lojtari më i shtrenjtë për të cilin paguan klubi ishullor, duke e kaluar edhe Samuel Eto’on, të cilin Mallorca e kishte blerë për 7,2 milionë euro vite më parë.Dhe, 28 vjeçari ndihet mirë që u bë transferi më i shtrenjtë i Mallorcas.

Për këtë arsye, ai po mundohet ta arsyetojë çdo cent, me angazhim dhe përkushtim maksimal.

“Pas asaj që ndodhi ne Belgjikë, drejtori i Mallorcas më ka thënë se më do në klubin e tij dhe pa më pyetur nëse kisha probleme fizike, që ishin evidentuar në Club Brugge. Është një motiv i krenarisë që unë jam bërë lojtari më i kushtueshëm i Mallorcas, suke e kaluar edhe Eto’on. Të gjithë  e dinë se kush është Eto’o”, deklaroi Muriqi për Supersport.

“Nga janari jam adaptuar shpejt këtu. Fatmirësisht kemi mbetur në Liga dhe ishte një kompensim i mirë për mua që Mallorca kërkoi të më blinte. I kam 4 vjet kontratë. Nëse shënon dhe nëse jem gjithçka për klub, tifozët të adhurojnë. Shpresoj që të vazhdoj në këtë mënyrë. Unë jam bërë kështu: e ndiej besimin, jam gjithçka për t’ua shpaguar. Po zbavitem shumë me tifozët dhe me bashkëlojtarët. Kur dal në qytet, gjithmonë më presin mirë”, vazhdoi Muriqi. Prizrenasi i ka realizuar dy gola në tri ndeshjet e para të La Ligas, ndërsa për gjysmë sezoni, sa ishte i huazuar nga Lazio, i kishte shënuar 5 gola dhe i kishte bërë 3 asistime.

(Kosova Sot Online )