Gjilan, arrestohet një burrë dyshohet se mbajti të fshehur dhe shfrytëzoi një grua serbe

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 09:27
Gjilan, arrestohet një burrë dyshohet se mbajti të fshehur dhe shfrytëzoi një grua serbe

Një burrë është arrestuar në fshatin Domorovc të Gjilanit, nën dyshimet se ka mbajtur të fshehur dhe e ka shfrytëzuar një grua serbe. Rasti në polici është hapur si “trafikim me njerëz”, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

TRAFIKIM ME NJERËZ/ Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar  viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit  me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online )