‘Topin e Artë do t’ia jepja Lewandowskit’

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 17:51
‘Topin e Artë do t’ia jepja Lewandowskit’

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, u është përgjigjur rrufeshëm dhe me sinqeritet disa pyetjeve nga tiktokeri sportiv Adri Kontreras.

Atij i janë bërë një sërë pyetjesh, duke nisur që nga merkatoja.

“Nëse do të doja një lojtar të ri në skuadër, ai do të ishte Markos Alonso”, ka thënë Torres.

Sa për “Topin e Artë”, ai ka zgjedhur shokun e ri në skuadër. “Do t’ia jepja Lewandowskit, një sulmues i shkëlqyer”.

Torres ka folur dhe për të shkuarën e tij në Premier, me Cityn, duke u fokusuar te Liverpooli.

“Salah është lojtari më i mirë në botë në krah, ndërsa ‘Anfield’ është stadiumi ku do të doja të luaja çdo ditë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.

(Kosova Sot Online)