Alonso pas kalimit te Barcelona: Është shumë e veçantë të luash për skuadrën për të cilën fitoi babai im

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 10:36
Alonso pas kalimit te Barcelona: Është shumë e veçantë të luash për skuadrën për të cilën fitoi babai im

Marcos Alonso është futbollisti i fundit i zyrtarizuar te Barcelona.

Të premten mbrëma, Barcelona njoftoi zyrtarisht për transferimin e spanjollit, i cili paraprakisht kishte shkëputur kontratën me Chelsean.

Alonso me katalunasit nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

31-vjeçari u shpreh i lumtur që ka nënshkruar me Barcelonën, teksa tha se ka pasur biseda edhe me trajnerin, Xavi.

“Shumë i lumtur. Këtu jam më në fund. Gjithçka që kisha në mendje ishte Barcelona. Doja të vija këtu për një kohë të gjatë. Mendoj se bëra lëvizjen e duhur. Mezi pres të punoj këtu. Po, kam pasur disa biseda me trajnerin. Unë do të kontribuoj për ekipin. Tashmë kam pak përvojë, duhet ta vë në shërbim të klubit”, tha ai.

Marcos Alonso gjithashtu tha se është e veçantë për të që është pjesë e Barcelonës, pasi te kjo skuadër ka luajtur më herët edhe babai i tij.

“Është shumë e pazakontë të luash për ekipin në të cilin babai im fitoi (babai i Alonsos fitoi 6 trofe me Barelonën). Është sigurisht një arsye tjetër e rëndësishme për të lëvizur këtu”, tha ai.

“Edhe ai është i lumtur. Nuk mund ta imagjinonim atë. Më kujtohet kur babai im më mori për të parë ndeshjen në Camp Nou. Është e pabesueshme të jesh këtu”, deklaroi Alonso.

(Kosova Sot Online )