Presioni ndërkombëtar e bindi shtetin serb të përulet në gjunjë para reciprocitetit me Kosovën

Presioni ndërkombëtar e bindi shtetin serb të përulet në gjunjë para reciprocitetit me Kosovën
Presioni ndërkombëtar e bindi shtetin serb të përulet në gjunjë para reciprocitetit me Kosovën

Dardan Grapci

  • 03 September 2022 - 08:55

Shkruan: ANALISTI –Dardan Grapci

Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, vetëm me letër të njoftimit është një hap që është kërkuar nga fillimi, por që ka dështuar në vitin 2011. Ndoshta edhe është nënshkruar në letër, por në praktik asnjëherë nuk është zbatuar.



Beogradi e ka kuptuar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë e vetme në këtë udhëtim të marrëveshjeve, dhe presioni i ndërkombëtareve, në veçanti i Ambasadorit Amerikan në Beograd, Christopher Hill ka ndikuar dhe ndihmuar shumë në këtë proces. Sa ju përket targave, duket se BE-ja po mban qëndrim të njëanshme, që është në favor të Serbisë, prandaj Qeveria Kurti është mirë që sa më parë të jep urdhër që Serbët që jetojnë në Kosovë, ti heqin targat serbe dhe ti vendosin ato të Kosovës, sepse siç ka thënë edhe Kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak - Aleksandër Vuçiq duke pranuar dokumentet e identifikimit, Serbia praktikisht e ka njohur Republikën e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës.

Prandaj zëdhënësi i BE-s nuk ka të drejtë që të kërkojë nga Kosova që çështja e targave të përfshihet në dialog. Në dialog tani është koha që të flitet e kërkohet nga Serbia që ti ndërpret propagandat kundër Kosovës, si dhe ta lejoj Kosovën, të mos e pengoj që të anëtarësohet në UNESCO, si dhe në BE. Gjithashtu në dialog duhet të flitet edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Nëse nuk ndodhë shpejtë liberalizimi i vizave si perspektivë evropiane, BE-ja mund ta humbi Kosovën brenda 2 viteve, sepse Kosovarët janë më shumë pro-amerikan se sa pro evropian, andaj nëse BE-ja dështon, Kosova duhet të fillojnë bisedimet me Presidentin Amerikan, Joseph Biden për ta pranuar Kosovën si shtetin e 53-të të SHBA-ve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".