Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 15:31
Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

“Merseyside Derby” nuk ka dhuruar fitues. Rivalët lokal, Evertoni dhe Liverpooli, kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premierligë. Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Goodison Park”, përfundoi baras dhe pa gola. Vendasit ia dolën të shënonin gol në minutën e 69-të përmes Conor Coady, por ky gol u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.

Liverpooli pas këtij barazimi ka nëntë pikë dhe momentalisht renditet i pesti në tabelë, kurse Evertoni ndodhet në pozitën e 14-të me katër pikë. Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ende nuk ka regjistruar fitore këtë sezon, derisa për këtë skuadër ishte barazimi i katërt radhazi. 

(Kosova Sot Online )