Diego Costa, afër rikthimit në Premierligë

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 08:41
Diego Costa, afër rikthimit në Premierligë

Diego Costa pritet që të rikthehet edhe njëherë tjetër në Premierligë. Ish-sulmuesi i Chelseat raportohet se është afër kalimit te Wolvesi. “The Athletic” ka raportuar se klubi anglez po e kërkon Costan, pasi Sasa Kaljdzic së fundi pësoi një lëndim që do ta lë jashtë për një kohë të gjatë. 

Të dielën mbrëma është raportuar se 33-vjeçari do të niset drejt Anglisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Wolvesin. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Costa te “Ujqit” do të kalojë si lojtar i lirë pasi ai është pa klub që nga 1 korriku i këtij viti. Diego Costa së fundi u aktivizua te Atletico Mineiro në Brazil. 

(Kosova Sot Online )