Urgjentisht, dosja e krimeve të Serbisë dhe fatura e dëmeve të luftës në tavolinën e dialogut kushtëzim për kompensim !

Urgjentisht, dosja e krimeve të Serbisë dhe fatura e dëmeve të luftës në tavolinën e dialogut kushtëzim për kompensim !

Gani Qarri

  • 05 September 2022 - 06:52

Shkruan: ANALISTI–Gani Qarri

Për fazën finale të procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë, intensifikimit të dialogut dhe marrëveshjen finale për njohe pa kusht nga pala serbe, Kosova vërtet duhet të përgatitet seriozisht, pasi që kësaj radhe edhe ndërkombëtarët po japin sinjale se kjo çështje duhet të përmbyllet sa më shpejtë, e më së gjati në një afat kohor prej dy vitesh. Kështu që Kosova për çdo moment që është e nevojshme duhet të jetë gati me dosjet e kompletuar të gjenocidit dhe krimeve të kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm, për të nxjerr në tavolinë të dialogut të gjitha kërkesat dhe kushtëzimet e patejkalueshme ndaj Serbisë fashiste.

-Me urgjencë, duhet ti kalkulojë në mënyrë sa më precize të gjitha faturat e dëmeve të panumërta materiale dhe ato krimeve dhje gjenocidit të shkaktuar ndaj shqiptarëve të pambrojtur gjatë luftës nga Serbia në Kosovë, duke filluar nga viktimat në njerëz, zbardhja e fatit të të pagjeturve, kompensimi i viktimave të dhunës, kompensimin e dëmeve materiale, individuale dhe të bizneseve, të gjitha këto të përmblidhen pa u vonuar dhe me fakte të argumentuara nga një grup ekspertësh eminent, sepse tanimë kanë kaluar mbi 23 vite nga përfundimi i luftës, ndaj krimi dhe gjenocidi serb, nuk guxojnë të amnistohen, të falen as të mbeten të pa ndëshkuara. Madje pak ditë më parë vetë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak,u shpreh i bindur se kalendari aktual politik paraqet një shans unike për përmbylljen e dialogut dhe procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, pasi që nuk pritet të ketë zgjedhje në asnjërin prej shteteve që janë faktor në këtë proces, në Kosovë, Serbi, BE as SHBA.

Dhe sipas Lajçakut, ky është shansi i dekadës që nuk ka ekzistuar, të paktën në dhjetë vjetët e fundit, ndaj tani ne kemi një rast unik në kalendarin e këtij procesi politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën një dekadë, për faktin se deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Kosovë as Serbi, si dhe nuk ka asnjë proces të madh zgjedhor në Evropë, apo në SHBA”, ka deklaruar ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve APA. Prandaj duke pasur parasysh të gjitha këto, pozita dhe opozita duhet medoemos ti lënë anash lojërat politike dhe të bashkohen në këtë moment vendimtar që po konsiderohet edhe nga faktori ndërkombëtar, për ta përmbyllur kapitullin historik të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Dhe të paktën në këto çaste të pritura kaq gjatë nga vendi ynë, politika kosovare duhet të unifikohet e të mos ja falë Serbisë as edhe një akt të vetëm apo formë të kryerjes së krimit, sepse vetëm të përkushtuar, me këmbëngulje dhe veprim unik, do ta detyrojnë Serbinë fashiste që të përgjigjet në mënyrë adekuate, për të gjitha krimet dhe aktet gjenocidiale të kryera në mënyrën më barbare nga ushtria dhe policia okupuese serbe ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, ndaj përveç pajtimit e njohjes së shtetit të Kosovës, Serbia duhet ta marrë faturën me detyrim ndërkombëtar dhe për të gjitha sa ka bërë në Kosovë, duhet ta paguaj koston e plotë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".