Kukësi pezullon zëvendës trajnerin kroat

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 17:06
Kukësi pezullon zëvendës trajnerin kroat

Kukësi ka siguruar vetëm një pikë në tre javët e para të kampionatit dhe kjo gjë duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit të cilët kanë pezulluar zëvendës trajnerin, Pero Pejiç.

Klubi duket se ka marrë këtë vendim pas disa kontestimeve me kroatin lidhur me çështjet e skuadrës dhe paraqitjet e saj në fushë, me kohën e pezullimit që mbetet e ende e paqartë.

Në këto kushte mbetet për tu parë nëse këto masa do të ndikojnë në ecurinë e skuadrës për ndryshimin e situatës që në ndeshjen e kësaj jave ku Kukësi do të përballet me Teutën në transfertë.

(Kosova Sot Online)