Ronaldo u tregua lider në fushë, ky ishte reagimi i tij pasi Manchesteri pësoi gol nga Arsenali dje

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 16:01
Ronaldo u tregua lider në fushë, ky ishte reagimi i tij pasi Manchesteri pësoi gol nga Arsenali dje

Cristiano Ronaldo nuk po kalon momente të mira te Manchester Unitedi. Sulmuesi portugez e ka nisur ndeshjen nga stoli në katër xhirot e fundit, teksa ende nuk ka shënuar gol këtë sezon.

Megjithatë, kjo nuk po i pengon Ronaldos që t’i motivojë bashkëlojtarët e tij dhe të tregohet një lider me ndikim në skuadër.

Së fundi janë publikuar pamjet ku 37-vjeçari shihet duke motivuar shokët e tij të skuadrës, në momentin kur Arsenali ishte duke e festuar golin e barazimit.

Kjo u ka pëlqyer edhe tifozëve të Manchester Unitedit, të cilët e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale.

Ronaldo në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 57-të, teksa “Djajtë e Kuq” fituan në fund me rezultatin 3:1.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte parë edhe duke duartrokitur, pasi Antony kishte shënuar golin e parë në debutimin e tij me Manchester Unitedin. 

(Kosova Sot Online )