Lazio merr një goditje të papritur, Ciro Imobile dënohet nga Gjykata e Romës për evazion fiskal

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 11:19
Lazio merr një goditje të papritur, Ciro Imobile dënohet nga Gjykata e Romës për evazion fiskal

Sulmuesi i Lazios, Ciro Imobile, është shpallur fajtor për evazion fiskal nga Gjykata Financiare e Romës lidhur me çështjen e transferimit të tij nga Juventusi te Genoa në vitin 2012. Sipas Gjykatës, në këtë transferim të sulmuesit italian nuk janë deklaruar të dhënat e sakta që kanë marrë agjentët nëpërmjet komisioneve për shkak se nuk ishin të regjistruar në mënyrë korrekte në sistemin e deklarimit të të ardhurave përsa i përket sportit në Itali.

Në çështje është i përfshirë dhe djali i Luciano Moggit, i cili ishte personi që trajtoi këtë transferim mes dy skuadrave të Serisë A. Mbetet për tu parë masa administrative që do të merret ndaj Imobiles ku pritet të mësohet shumë e dëmshpërblimit që sulmuesi duhet të paguajë.

(Kosova Sot Online )