Plas skandali në Itali, zbulohet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia mohuan golin e fitores Juventusit

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 10:52
Plas skandali në Itali,  zbulohet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia mohuan golin e fitores Juventusit

Juventus ka luajtur baras me Salernitana me rezultat 2-2 me një ndeshje spektakolare të zhvilluara në Allianz Stadium. Në fakt fundi i ndeshjes ka qenë shumë emocionues, por edhe me shumë polemika, pasi Zonjës së Vjetër iu anulua një gol për 3-2 nga VAR për pozitë jashtë loje. Arkadiusz Milik realizoi një gol të bukur me kokë, gol që u anulua pasi mori pjesë në të edhe Leonardo Bonucci që u aktivizua dhe gjyqtarët e anuluan për pozitë jashtë loje.Kjo solli polemika të mëdha ku pati përplasje edhe mes futbollistëve të dy skuadrave pasi gjyqtari anuloi golin me VAR. Por një foto e re është publikuar në mediat italiane, ku shihet se Antonio Candreva i mysafirëve është te këndi dhe është para Bonuccit e që gjyqtarët nuk e kanë parë fare.

A ishte i gabuar vendimi i VAR për të mos ta pranuar golin e Juventusit kundër Salernitana? Megjithatë, janë shfaqur imazhe dhe pamje të reja që duket se vendimi i VAR për të anuluar golin e fitores së Milik ishte i gabuar. Duket se Antonio Candreva ishte në një distancë prej vijës përfundimtare prej 2,9 metra, derisa Bonucci prej 3,42 metra. Edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e përmendi një gjë të tillë duke thënë se Candreva ishte më i avancuar se Bonucci. “Unë nuk dua të flas për gjyqtarët, por shikoni Candrevën pranë flamurit të këndit. I mban të gjithë në lojë dhe nuk ka pozicion”. “Pastaj Bonuccin e tërheqin qartazi nga fanella para se të shkojë në atë pozicion dhe duhej një tjetër penallti. Megjithatë në pjesën e parë gabuam shumë dhe ndoshta nuk meritonim më shumë se kaq”, tha Allegri.

Kosova Sot Online )