Bayerni “ia marrin dorën dorën Barcelonës”, fitojnë 2-0 në Allianz Arena
Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 0-2 Barcelonën në Allianz Arena në Munchen. Lucas Hernandez (50’) dhe Leroy Sane (55’) shënuan golat për Bayernin, të cilët kryesojnë në grupin C me 6 pikë. Kjo është fitorja e pestë rresht e Bayernit kundër Barcelonës.
Barcelona nuk po arrijë asesi të fitojë kundër Bayernit.
Skuadra bavareze ka marrë fitoren e pestë rresht kundër Barcelonës në këto tri vitet e fundit, duke e mposhtur skuadrën katalunase edhe sonte në Allianz Arena me rezultat 2-0.
Fillimi i ndeshjes ishte më një intensitet më të lartë për Bayern Munchen, megjithatë Barcelona mbrohej mirë dhe arriti që ta qetësonte ndeshjen.
Madje rasti i parë serioz në këtë ndeshje ishte ai i Barcelonës. Pedri (9’) mori një top të mirë nga Lewandowski dhe goditi më të majtën e tij. Ishte Manuel Neuer që bëri një pritje bravuroze për t’ia mohuar golin katalunasve.
Gavi (18’) do të pasonte për mrekulli për Robert Lewandowskin, i cili u lirua mirë por goditi lart dhe humbi një mundësi të mirë për të shënuar gol për Barcelonën.
Barcelona do të vazhdonte me sulme. Lewandowski përsëri rrezikoi portën në minutën e 21-të me një goditje zhagazi por përsëri priti Neuer. Raphinha (26’) goditi fuqishëm në drejtim të portës së Bayernit por topi përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Bayern.
Bayern Munchen ishte shumë afër për të shënuar gol me Sabitzer (31’) por voleja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë të ter Stegen.
Rastet e fundit të pjesës së parë i takuan Barcelonës. Lewandowski (42’) humbi një mundësi të mirë për të shënuar gol, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Dembele (43) u ankua për penallti pas një ndërhyrje në të por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi kështu.
Pjesa e dytë e ndeshjes filloi me një rast të Raphinhas (46’) por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Pas këtij rasti, Bayern do të merrte kontrollin e ndeshjes dhe do të shënonte dy gola.
Goretzka (50’) që hyri në lojë në vend të Sabitzer goditi fuqishëm por ter Stegen priti për ta dërguar topin për një goditje nga këndi.
Joshua Kimmich bëri kros perfekt dhe Lucas Hernandez shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 50-të të ndeshjes.
(Kosova Sot Online)
