Chiesa edhe më afër rikthimit nga lëndimi

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 10:08
Chiesa edhe më afër rikthimit nga lëndimi

Federico Chiesa ka shpresa që do të rikthehet së shpejti në aksion për Juventusin. Sulmuesi italian kishte pësuar lëndim të rëndë në janar të këtij viti. Ai lëndoi ligamentin e gjurit dhe është jashtë fushës që nga ajo kohë. Chiesa po vazhdon me rikuperimin nga lëndimi, teksa lajm i mirë është që te ai nuk është paraqitur ndonjë komplikim tjetër. “Sky Sports Italia” ka raportuar se 24-vjeçari mund të kthehet në stërvitje të plota në javët e ardhshme.

Reprezentuesi i Italisë thuhet se synon që të jetë i gatshëm për lojë muajin e ardhshëm, që do t’i lejonte atij të paraqitet në ndonjë ndeshje me Juventusin para se ligat të jenë në pushim shkaku i fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Padyshim se rikthimi i sulmuesit anësor do të jetë i rëndësishëm për “Banconerët”, të cilët nuk e kanë nisur mirë sezonin. 

(Kosova Sot Online )