Chicharito vjen me një gol spektakolar për LA Galaxy
Chicharito po argëtohet me LA Galaxy. Ylli meksikan shënoi një nga golat e tij me takë në ndeshjen ndaj Colorado Rapids në Dignity Health Sports Park.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1 për vendasit, të cilët mposhtën skuadrën mysafire edhe pse patën një lojtar më pak në një pjesë të ndeshjes pas kartonit të kuq ndaj Douglas Costa.
Sulmuesi nuk po heq dorë nga ëndrra e tij për të shkuar në Katar 2022 me Meksikën, pavarësisht se trajneri Tata Martino nuk ishte i prirur t’i jepte atij ftesën.
Me secilën prej këtyre paraqitjeve, sulmuesi padyshim që po i jep trajnerit argjentinas diçka për të menduar.
(Kosova Sot Online)
