Lexoni edhe:
Meçi Fury – Joshua ende mund të ndodhë: Promovuesi Hearn ekspozon kampionin e WBC-së
Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për futbollin vendor. Nesër do të rikthehet Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll me dy ndeshje të mbetura. Loja kryesore e ditës do të jetë ajo në mes të Prishtinës me Dritën. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të ligës elitare, ndërsa do të luhet vetëm nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 19:00. Kryeqytetasit do të mundohen ta ndalin liderin e Superligës dhe trajneri Ismet Munishi i ka motivuar lojtarët dhe i pret tifozët e shumtë në stadium.
Meçi Fury – Joshua ende mund të ndodhë: Promovuesi Hearn ekspozon kampionin e WBC-sëLexoni edhe:
Nga ana tjetër, “Intelektualët” nuk dinë se çka është humbja dhe këtë seri do të tentojnë ta vazhdojnë edhe nesër mbrëma. Ndërkohë, nesër në fushën e blertë do të zbresë edhe kampioni aktual i Kosovës, Ballkani. Therandasit do ta luajnë ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë ndaj Malishevës, për shkak të angazhimeve të tyre në Ligën e Konferencës. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj” duke filluar nga ora 13:00. Ekipi nga Suhareka është në vendin e tretë dhe i ka tri ndeshje më pak të luajtura. Me një fitore eventuale, ekipi i trajnerit Ilir Daja do të ngritej në vendin e dytë. Kurse, Malisheva gjendet në pozitat e fundit dhe një rezultat pozitiv do ta bënte këtë ekip të marrë frymë më lirshëm përkohësisht.
(Kosova Sot Online )