Spanja e mposht Portugalinë në ndeshjen vendimtare

  • A.P /
  • 27 September 2022 - 23:00
Spanja e mposht Portugalinë në ndeshjen vendimtare

Spanja ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Portugalia, duke ia rrëmbyer edhe pozitën e parë në grup portugezëve.

Ndeshja që u zhvillua këtë të martë në “Estadio Municipal de Braga”, u mbyll me rezultatin 0:1 

Kjo ishte ndeshja e gjashtë dhe e fundit për këtë edicion në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Golin e vetëm dhe të fitores për spanjollë e shënoi Alvaro Morata, në minutën e 88-të.

Spanja pas kësaj ka fitore ka 11 pikë dhe si lidere e grupit kalon në “Play-Off” të Ligës së Kombeve.

Ndërkaq, Portugalia pajtohet me vendin e dytë me 10 pikë. Portugezët do të jenë pjesë e Ligës A edhe për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)