Kampionati Evropian “Gjermania 2024”: Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup

  • S.A /
  • 28 September 2022 - 11:13
Kampionati Evropian “Gjermania 2024”: Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup

Tashmë janë mësuar vazot për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024, me Gjermaninë që është nikoqire. Pas përfundimit të Ligës së Kombeve, janë mësuar edhe vazot ku do të qëndrojnë përfaqësueset, por vëmendja jonë është te Shqipëria dhe Kosova. Kuqezinjtë dhe Dardanët do të shpresojnë të kenë një grup të lehtë, për t’ia dalë të kualifikohen në Kampionatin Evropian.

Shqipëria gjendet në vazon e tretë, ndërsa Kosova në atë të katërt, e që do të thotë se mund të ketë një përballje mes tyre, pasi mund të jenë në të njëjtin grup. Natyrisht se ky do të ishte një short i padëshirueshëm, por që mund të jetë shumë i mundur. Më poshtë mund të shikoni se me kë është në vazo Shqipëria dhe me kë Kosova.

(Kosova Sot Online )