Conte: Jam i lumtur te Tottenhami

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 17:13
Conte: Jam i lumtur te Tottenhami

Antonio Conte e ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Juventusit.

Trajneri italian, që po e menaxhon aktualisht Tottenhamin, thotë se është mosrespektuese që të përflitet për ndonjë ekip tjetër, teksa është i përkushtuar te londinezët

“Është mungesë respekti për trajnerin që punon në Juventus dhe për mua që punoj në Tottenham. Sapo e kemi nisur sezonin”, tha ndër të tjera ai.

“Jam i lumtur dhe po shijoj kohën time me Tottenhamin, pronarin dhe Paraticin. Nuk shoh asnjë problem”, përfundoi Conte. 

(Kosova Sot Online)