Çmimet e muajit në Ligën Premier shkojnë te Manchester United, Ten Hag dhe Rashford më të mirët

  • S.A /
  • 30 September 2022 - 15:53
Çmimet e muajit në Ligën Premier shkojnë te Manchester United, Ten Hag dhe Rashford më të mirët

E patën fillimin e tmerrshëm me dy humbje radhazi, por Manchester United u këndell duke marrë katër fitore të njëpasnjëshme. Djajtë e Kuq kanë fituar 12 pikë në katër sfidat e fundit në Ligën Premier duke u ngritur në pjesën e epërme të tabelës. Falë formës fantastike të United, Liga Premier ka dërguar dy çmimet kryesore të muajit në Old Traford.

Trajneri Erik Ten Hag ka fituar çmimin e trajnerit të muajit duke udhëhequr Unitedin në katër fitore radhazi. Ndërkohë çmimi për futbollistin e muajit në Ligën Premier ka shkuar për sulmuesin e United, Marcus Rashford. Reprezentuesi anglez kontribuoi me tre gola e dy asistime. 

(Kosova Sot Online )